10 Ushqimet më shëndetshme
- cela42
- May 10, 2015
- 2 min read
Një pyetje shumë e rëndësishme nëse duam që të kujdesemi për shëndetin tonë të përgjithshëm. Ka shumë studime në lidhje me këtë argument, por secili prej tyre na propozon ushqime të ndryshme. Dhe, duke patur parasysh këto studime, po ju sjellim një klasifikim me ushqimet më të shëndetshme.
1. Boronica Boronica ka veti antioksiduese, që bëjnë shumë mirë kundër plakjes së qelizave. Nga ky këndvështrim, ato janë një eliksir i rinisë. Gjithashtu janë të pasura me fibra dhe për këtë arsye ndihmojnë tretjen.
2. Farat e kias Farat e kias janë me të vërtetë të pasura me shumë vlera ushqyese. Ato përmbajnë shumë omega 3, proteina dhe fibra.
3. Arrat Arrat janë pjesë e këtij klasifikimi sepse përmbajnë shumë omega 3 që ndikon kundër plakjes. Arrat gjithashtu përmbajnë shumë melatoninë, substancë që na ndihmon për gjumin. 4. Kivi Zakonisht, duke menduar për frutat që na bëjnë mirë, mendimi i parë shkon te portokalliqë përmban vitaminë C. Por duhet të dimë se kivi përmban dyfishin e vitaminës C që përmban një portokalle.
5. Kuinoa Kuinoa, është një ushqim shumë i shëndetshëm pasi prej saj mund të përftojmë shumë proteina pa patur nevojë të konsumojmë mish. Kuinoa është ideale për supë. 6. Çaji jeshil Çaji jeshil është një antioksidues shumë i mirë, gjithashtu përmban substanca që veprojnë kundër tumorit. Është mirë të pihen tre filxhanë në ditë. 7. Tërshëra Tërshëra është një ushqim veçanërisht i shëndetshëm për shkak të fibrave të shumta që përmban. Bën shumë mirë për kolesterolin dhe parandalon sëmundjet kardiake. Gjithashtu jep ndjesinë e ngopjes dhe është ideale në rast diete.
8. Brokoli Brokolit janë shumë të shëndetshëm. Ai ndikon kundër shfaqjes së tumorit si dhe është një anti inflamator shumë i mirë. 9. Salmoni Salmoni është shumë i nevojshëm për organizmin pasi përmban shumë proteina. Gjithashtu nuk i mungon as omega 3 dhe antioksidantët. 10. Spinaqi Spinaqi përmban shumë antioksidues dhe ndihmon në shëndetin e syve. Spinaqi është një ushqim i përsosur për ata që vuajnë nga diabeti.

Comments