top of page

Blog

Search

Si te pastrojme organizmin?

  • Writer: cela42
    cela42
  • Jun 10, 2015
  • 1 min read

Panxhari i bardhë, është perime jashtëzakonisht shëruese, posaçërisht rekomandohet në periudhën e dimrit, kur organizmi ka nevojë të madhe për mbrojtje nga infeksionet dhe viruset. Është krejt njësoj se a do të zgjidhni panxharin e zi apo të bardhë, sepse kanë cilësi të ngjashme shëruese. Japonezët e quajnë “pastrues trupi”, sepse pastron organizmin nga kolesterina dhe triglicerida, është diuretik aktiv i cili shkrin zallin dhe gurët, ndihmon në tretjen e yndyrës, qetëson bronkitisin dhe eliminon kollën, ndërkaq gjithashtu stimulon edhe punën e idhcës. Panxhari i bardhë, mund të konsumohet si sallatë, por edhe mund të gatuhet. Dimri është stina më e përshtatshme për konsumimin e kësaj perime. Ajo përmban shumë lëndë e minerale të rëndësishme për shëndetin. Panxhari i bardhë përmban shumë vitamina si A, C etj. Vitamina C ndihmon në parandalimin e plakjes së lëkurës si dhe të njollave në lëkurë. Zhduk puçrrat në lëkurë. Parandalon zhvillimin e qelizave kancerogjene dhe arteriosklerozën. Panxhari i bardhë përmban vaj mustarde, enzimën e niseshtesë dhe fibra të papërpunuara, të cilat mund të shtojnë oreksin, të nxitin procesin e tretjes në stomak e zorrë dhe të pushojnë kollën. Përveç vitaminave, kjo perime përmban edhe shumë fibra dietike, veçanërisht fibra bimore, të cilat mund të nxitin punën e stomakut dhe të zorrëve, duke evituar kapsllëkun dhe nxitur metabolizmin. Panxhari i bardhë japonez stimulon punën e fshikëzës së tëmthit. Falë rafanolit, vajit eterik fosforik, nxit jashtëqitjen e mukozës nga organet e frymëmarrjes, pra rekomandohet në rastet e bronkitit dhe kollës.

 
 
 

コメント


Kryeartikull
Archive
Follow Me
  • Grey Facebook Icon
  • Grey Twitter Icon
  • Grey Instagram Icon
  • Grey Pinterest Icon

Rr. Aleksander Moisiu

Lagj.10, Tirane

info@mysite.com

Tel: 069 12 33 907

© 2015 by Megi Babameto

 

Life is a house - Mark Isham
00:00 / 00:00
  • White Facebook Icon
  • White Twitter Icon
  • White Pinterest Icon
  • White Instagram Icon

Takim me dietologen

Megi Babameto

bottom of page